LIFESTYLE, 8 Maj 2020, 19:45

Një nga krimet më të tmerrshme/ Burri vret gruan e tij shtatzënë, ndërsa vajzën njëvjeçare e hedh nga…

Një burrë nga Kalifornia është akuzuar se ka hedhur vajzën e tij një vjeçare nga një shkëmb i pjerrët duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa më herët kishte vrarë me thikë nënën e saj shtatzënë si dhe një kalimtar që u përpoq ta ndihmonte.

Adam Slater, 49 vjeç nga Palm Desert, përplasi automjetin e tij në Luginën Coachella rreth orës 9 të mëngjesit të së mërkurës, tha policia.

Autoritetet zbuluan makinën e tij të përmbysur përgjatë Autostradës 74, rreth gjysmë ore pas raportimeve për goditjen me thikë jashtë një kishe.

Një kalimtar mashkull dyshohet se ka ndërhyrë për të çliruar vajzën nga rrënojat e makinës.

Burri dyshohet se rrëmbeu vajzën e tij dhe pasi goditi me thikë burrën e hodhi fatalisht nga një shkëmb.