LIFESTYLE, 9 Maj 2020, 14:31

VIDEO/ “O zot u thye në mes”, Bes Kallaku rrëshket mbi barin e lagur në oborrin e shtëpisë, Xhensila si Shakohoxha me komente

VIDEO/ “O zot u thye në mes”, Bes Kallaku rrëshket mbi

Të izoluar prej dy muajsh, edh vipat në Shqipëri kanë ndarë momentet e tyre të kohës që kalojnë në karantinë. Por aktori i humorit, Bes Kallaku përmes postimeve në rrjetet sociale se këto ditë izolimi po i kalon duke u argëtuar me familjen në shtëpinë e tij. Të gjithë e njohin Besin për videot që përcjellin shumë humor e argëtojnë mijëra njerëz, por këtë herë ai ka ndarë me publikun një video mjaft qesharake të xhiruar nga bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj.
 
View this post on Instagram
 

Me koment nga Shakohoxha ??? @xhensilamyrtezaj

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku) on

Në postimin që ka bërë aktori shihet që e ka nisur mëngjesin nga kopshti i shtëpisë me plot gjelbërim duke vrapuar për të rrëshkitur në ujë. Por teksa ka qenë Xhensila ajo ka xhiruar edhe videon, kjo e fundit dëgjohet në sfond duke qeshur me veprimet e aktorit kur ai rrëshket në ujë. “O zot u thy n’mes”- thotë Xhensila teksa qesh kur Besi rrëzohet në barin e lagur nga uji. Ndërsa aktori krahas videos që e ka postuar në llogarinë e tij e ka shoqëruar me komentin: Me koment nga Shakohoxha, duke ju referuar Xhensilës për komentet që ajo bënte pas videos.