TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori i humorit prej kohësh është në një lidhje me vajzën e njohur me emrin Egli Tako. Duket se bashkë kanë një raport mjaft të mirë, dhe nuk i lenë pas as shakatë në publik.
E dashura e aktorit ka postuar një foto në profil ku shfaq tiparet e saj, me një shikim sensual, por Olsy Bylyku edhe në këtë rast, ka zgjedhur një koment epik për ta komplimentuar.
“Aaa sa gjynaf , gjithë kjo yll përzotin shkove more atë budallain”,- shkruan Olsi Bylyku në foton e parteres së tij, ku nuk mungon edhe një përgjigje që i shkon për shtat nga Egli: Atë thuaj…
Çifti e bënë publike lidhjen e tyre rreth një vit më parë, dhe postojnë shpesh momente së bashku. Olsi Bylyku është shprehur se e ka të dashurën e tij një mbështetëse shumë të madhe në karrierë, dhe shpesh e ndihmon me tekstet e këngëve dhe dhënien e ideve të reja.