TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtari i njohur shqiptar Jetmir Hyseni i cili ka qenë i infektuar me koronavirus ka ndejtur në spital rreth 23 ditë.
Ai arriti ti mbijetonte luftës me koronavirusin dhe në dy testet e fundit që i janë bërë ka rezultuar negative.
Tani Jetmiri ndodhet në shtëpinë e tij. Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale lajmin se është shëruar plotësisht.
"Pershendetje të dashur qytetarë të Republikës
Unë sot përfundimisht,mbas plotë 23 dit qendrimi në Repartin Infektiv në QKUK,me vullnetin e Zotit, në dy testet e bëra, dje dhe sot, rezultova negativ.
Dua t'ju bëj me dije se ky virus më ka shkaktuar mundime, temperaturë të lartë dhe ethe të papërshkrueshme, pneumoni që u konfirmua me anë të rentgenit dhe testit të gjakut. Mos i ndëgjoni ata që thonë "Hajt se s'osht kurrgjo, grip hesapi". Nuk po them të bëni panik, por mos e neglizhoni. RRINI N'SHPI!
Dua t'ju them të gjithë atyre që me fjalë plot helm flasin keq për stafin shëndetsor, ta kenë frikë Zotin, sepse kurrë hakut nuk mund t'u dalim. Gjat qëndrimit tim ketu,një infermiere rezultoi pozitiv, nga shkaku që e ka harruar veten duke u kujdesur parreshtur për neve pacientëve të prekur me Covid-19.Zoti e shëroftë sa më shpejt!
Kujdesin e mjekëve, teknikëve dhe infermiereve ndaj pacientëve e vlerësoj në superlativ.
Pas shuarjes së kësaj epidemie, pas kthimit në normalitet, do ti vizitoj të gjithë këta heronjë, do ua puth duart me përulësi e respekt dhe t'u them se u jam borgjli përjetë! Këta janë miqtë e mi të përjetshëm. Ju nuk e keni idenë se sa të kujdesshëm janë! Mos folni keq për ata sepse bëni shumë mëkat! Respektoni dhe duani ata! Me zemër dhe përulësisht u them FALEMINDERIT dhe ZOTI JU SHPËRBLEFTË!
Falemnderit familjarëve e miqve që më kanë kontaktuar dhe ma kanë lehtësuar dhimbjen e mërzinë!”, ka shkruar ai.
