LIFESTYLE, 11 Prill 2020, 13:27

“Po më bie të fikët”, Dorina Mema në panik pasi vjen kontrolli mjekësor: Çfarë ankthi, erdhën të bënin tamponin, çfarë të bëj?

“Po më bie të fikët”, Dorina Mema në panik pasi

Modelja e fitness-it Dorina Mema është frikësuar pasi fqinji i saj ka kryer tamponin, për të verefikuar nëse është me Covid-19. E gjendur në panik, pasi i dyshuari për koronavirus gjendej pikërisht në katin e saj, ajo ka postuar këtë informacion në rrjete sociale, duke kërkuar dhe ndihmën e ndjekësve.
 
View this post on Instagram
 

Nuk di dmth cfare ankthi, si ta ndihmojme a si ta shmangim njeri tjetrin????

A post shared by Dorina Mema ?? (@dorinamema_official) on

“Stafi mjekësor erdhën të bënin një tampon tek lagjja ime, paskan qenë pikërisht te kati im. Në pritje të përgjigjes së komshiut po më bie të fikët mua. Çfarë duhet të bëj?”,- shkruan Dorina Mema në postimin e saj në rrjete sociale. “Nuk di dmth çfarë ankthi, si ta ndihmojmë a si ta shmangim njëri-tjetrin????”- shton modelja e fitness-it. Pandemia e koronavirusit ka gjunjëzuar edhe shqiptarët, që prej javësh ndodhen në karantinë, me frikën se virusi vdekjeprurës mund t’i infektojë.