LIFESTYLE, 10 Prill 2020, 14:50

Burrë i martuar, Fjoralba Ponari rrëfen si ngacmoi kolegu në punë: I kam thënë t’i vërë kyçin kafazit…


Moderatorja Fjoralba Ponari ka realizuar një intervistë pyetje-përgjigje me ndjekësit në rrjete sociale, duke rrëfyer kështu për herë të parë, një episod të sikletshëm, që i ka ndodhur me kolegun e saj.

Fjoralba është vënë përballë një pyetjeje, që e ka detyruar të rrëfejë të vërtetën. Një koleg, për më tepër i martuar, e ka ngacmuar dhe ka flirtuar me moderatoren. Ky veprim e ka bërë Ponarin t’i japë një përgjigje të prerë.

Biseda

Si do të reagoje ti ndaj një kolegu që pas shumë kohë miqësie shpreh ndjenjat, ndërkohë që është me familje?,- është pyetja e ndjekësit.

“Jam ndodhur në të njëjtën situatë të sikletshme dhe i kam thënë t’i mbledhë pëllumbat nga i ka shpërndarë e t’i vërë kyçin kafazit,”-është shprehur Fjoralba Ponari.