LIFESTYLE, 11 Prill 2020, 12:59

Këngëtarja shqiptare humb 20 mijë Euro dhe nuk e rimbursojnë! Koronavirusi i bën dëmin e madh financiar

Këngëtarja shqiptare humb 20 mijë Euro dhe nuk e


Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Shkenda Dubova jo vetëm që do t’I duhet ta festojë ditëlindjen e saj në karantinë, por i gjithë plani për të shkuar në Maldive për një festë të paharruar, i ka kushtuar shtrenjtë.

Të gjitha udhëtimet janë anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, dhe tashmë këngëtarja nuk e realizon dot festën e dëtëlindjes bashkë me mikeshat e saj në Maldive, madje ka humbur dhe 20 mijë euro.

Prive.al ka arritur të mësojë se në kushte normale, Shkenda do nisej sonte me një grup shoqesh drejt Maldiveve për të festuar ditëlindjen. Por, për shkak të Covid-19 Shkenda nuk udhëton dot, duke mos marrë nga kompania ajrore as rimbursimin e saj, për biletat që kanë kushtuar plot 20 mijë euro.