TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja Morena Taraku gjendet në Stamboll, ku po e kalon karantinën në një apartament luksoz, ku nuk ka nguruar të ndajë foto nga të mirat materiale që e rrethojnë. Por, pas urdhrit në Turqi për të ndenjur 48 orë në izolim total, Morena Taraku ka mbetur e dëshpëruar. E gjendur larg familjarëve të saj, ajo ka kërkuar vetëm një gjë.
Ndërsa i drejtohet Zotit, këngëtarja shpreh të vetmen dëshirë, të shohë edhe njëherë të afërmit e zemrës.
“Në Stamboll kanë vendosur që 48 orë të mos dilet askund. Unë kam qëlluar larg familjes time: dhe tani që dëgjova që ne nuk mund të dalim 48h as tek dera e shtëpisë u mërzita shumë, dhe po lutesha që t’na lejojë Zoti t’i shofim edhe njeherë sa më parë të afërmit e zemrës…
Ata që janë afër familjes sa më shumë dashuri për njëri-tjetrin, kurse ata që karantina i ka nda nga njerëzit e zemrës sikurse mua, lutuni që sa më shpejt Zoti të bëj mrekulli dhe t’i takojm përsëri ata që duam. Unë kam vetëm një lutje tek ti o Zot. Desha ta ndaj me ju sepse ky shkrim mund të ishte dhe tek ditari im dhe të mos e lexonte askush, por ta dish që ti nuk je i vetmi që ndihesh kështu…e juaja Morena,”- shkruan këngëtarja.
