LIFESTYLE, 11 Prill 2020, 12:27

“S’e kam parë kurrë veten më keq, pas vdekjes së tij erdhi rasti i parë me Covid-19”, Hygerta Sako tregon si e mbylli dhimbja në karantinë, pa asnjë të afërm pranë

“S’e kam parë kurrë veten më keq, pas vdekjes së


Moderatorja Hygerta Sako deklaroi se periudha kur humbi të atin ka qenë më e vështira në jetën e saj. Përpos humbjes, prezantuesja u shpreh se ishte edhe vetëm, pasi fill pas vdekjes së të atit, erdhi edhe rasti i parë me Covid-19 në Shqipëri. Të gjithë dhimbjen, Sako e kaloi në izolim.

Ka qenë një periudhë shumë e vështirë në jetën timë pas vdekjes së babait ndodhi edhe rasti i parë me koronavirus. dhe nisi izolimi. imagjinoje në këtë periudhë të mbyllesh në karantinë e të mos dalësh. e kaluam këtë gjë pa njerëz afër. ime motër jeton në Itali dhe iku me tragetin e fundit. vëllai jeton në Durrës dhe e ka të pamundur që të vijë. është periudha më e vështirë e jetës time,”- tha gazetarja.

https://youtu.be/KLS21qwg9zI

Në fillim të muajit mars, Hygerta Sako humbi babain e saj. Moderatorja sportive, ndau me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, dhimbjen e humbjes së njeriut të shtrenjtë, ndërsa njoftoi dhe për detaje të ceremonisë mortore.