TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeqyteti i Shqipërisë vijon të mbetet pa ujë edhe pse ishte premtuar se problemi do të zgjidhej deri në orën 19:00 të ditës së sotme.
UKT-ja u shpreh se mungesa e ujit në kryeqytet do të zgjidhej.
“Ka ndodhur një defekt në në linjën e Bovillës dhe për pasojë të gjithë qytetarët e Tiranë skanë mbetur pa ujë ditën e sotme. Në orën 19:00 do të rikthehet furnizimi normal,”– u shpreh UKT.
Megjithatë edhe pse afati i dhënë nga UKT-ja ka mbaruar, problemi i ujit është zgjidhur vetëm në disa zona. Të tjerat vijojnë të vuajnë për ujë edhe pse u premtua që situata do të zgjidhej.
Ndërkohë Bashkia e Tiranës nuk e ka marrë mundimin që të bëjë një reagim në lidhje me mungesën e furnizimit me ujë në kryeqytet.
Kohët e fundit disa lagje të Tiranës furnizohen me ujë vetëm 30 minuta në ditë. Po ashtu disa lagje të Tiranës, si Astiri apo dhe Yzberishti kanë pasur mungesë totale të furnizmit me ujë. Denoncime të shumta janë bërë dhe në rrjetet sociale, por sërish masat e marra janë të pakta dhe problemi vijon të jetë prezent.