TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Për ne e para ka qenë dhe do të mbetet ekonomia” ka deklaruar që në fillim dhe me këtë premtim, pa devijuar asnjë moment, po e vijon turin e tij nëpër Shqipëri Lulzim Basha.
Sot, kreu i opozitës është takuar me banorë dhe sipërmarrës të vegjël në Njësinë Administrative Nr. 11 në Tiranë.
Basha tregoi në Facebook se me ta ndau shqetësimet për krizën e thellë ekonomike që ka prekur shqiptarët e në veçanti biznesin e vogël që po mbyll dyert çdo ditë.
“Rritja e çmimeve, rënia e fuqisë blerëse, pagesat e larta dhe afrofe të dritave dhe të ujit, papunësia në rritje, mungesa e mbështetjes nga qeveria po e çojnë biznesin e vogël në këtë zonë drejt falimentit, - vëren Basha. - Rreth 60 biznese ulin qepenat çdo ditë dhe familjeve të tyre u shterojnë mundësitë për të mbijetuar.
Ramavirusi po shkatërron dita-ditës shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare, biznesin e vogël.
Kjo krizë e thellë ka vetëm një zgjidhje: Kthimin e vëmendjes tek qytetarët, duke u dhënë atyre një qeverisje normale.
Askush nuk pret më asgjë të mirë nga kjo qeveri që ka dëshmuar në 7 vite se prioriteti i saj nuk janë qytetarët dhe biznesi i ndershëm, por një grusht njerëzish që grabisin çdo të mirë të këtij vendi.
Së bashku me qytetarët do të sjellim ndryshimin në këtë vend e do të ndërtojmë një qeverisje normale, që të garantojë ringritjen ekonomike, vende pune e një jetë më të mirë për çdo shqiptar."