AKTUALITET, 9 Qershor 2020, 13:15

Katër rastet e reja me koronavirus në Shkodër, sanitarja infektoi babain, motrën dhe fqinjët

Katër rastet e reja me koronavirus në Shkodër, sanitarja infektoi


Instituti i Shëndetit Publik njoftoi sot për numrin më të madh të të prekurve nga koronavirusi gjatë 24 orëve që prej fillimit të Pandemisë.

Bëhet fjalë për 36 raste të reja, 27 prej të cilave janë vetëm në Tiranë, ndërsa raportohet edhe për katër raste në Shkodër, dy në Kamzë dhe nga një në Durrës, Lezhë dhe Lushnje.

Sa i përket katër rasteve të reja në Shkodër, Abc News raporton se bëhet fjalë për të afërm dhe fqinj të sanitares që u zbulua dje.

Sot janë konfirmuar pozitivë babai dhe motra e saj si edhe dy fqinj.