TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër vatër e re me koronavirus është zbuluar në Qendrën Spitalore Nënë Tereza. Gazetari Erjon Skëndaj, referuar burimeve, raporton për ‘News24’ se shtatë personel mjekësor tek Hematologjia, në spitalin e Sëmundjeve të Brendshme, janë infektuar me koronavirus, ndërkohë që dje u tha se mes tyre dhe janë dy pacientë.
Ndërkohë, sot që kemi një rritje të rasteve të cilët po trajtohen pranë shërbimit infektiv, të cilat janë 41 raste dhe prej të cilëve gjashtë janë në terapi intensive dhe dy të intubuar.
Kujtojmë se brenda 24 orëve u zbuluan 36 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, duke e çuar në 1299 numrin në total të të prekurve.