AKTUALITET, 11 Shtator 2018, 15:57

"Do të mbytem në det", prindërit denoncojnë zhdukjen e 29-vjeçarit

"Do të mbytem në det", prindërit denoncojnë

Një 29-vjeçar është zhdukur në Sarandë, ndërsa mësohet se para se të largohej nga shtëpia iu ka thënë familjarëve se do të mbytet në det.

Personi i larguar është Blerim Dule, 29 vjeç. Policia e Sarandës prej ditës së djeshme ka vijuar punën në kërkim të të zhdukurit, por nga të dhënat rezulton se Dule vuante nga problemet e shëndetit mendor.

Ndërkohë, Policia në prani të familjarëve ka zhvilluar kërkime në det, por ende nuk ka asnjë shenjë për të zhdukurin nga Manastiri i Sarandës.

“BalkanWeb” ka mësuar se policia pas kontrollit në banesë e të riut ka gjetur pasaportën dhe celularin. Kjo duket se do të vështirësojë edhe më shumë gjetjen e 29-vjeçarit.