AKTUALITET, 15 Maj 2020, 21:46

Gjobiten dy fasoneri në Gjirokastër, nuk respektuan masat kundër COVID-19

Gjobiten dy fasoneri në Gjirokastër, nuk respektuan masat kundër

Instituti Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur dy fasoneri në Gjirokastër.

Mësohet se shkak për gjobitjen është bërë fakti që fasoneritë nuk kanë respektuar masat kundër koronavirusit.

Kujtojmë që ditët e fundit fasoneritë janë kthyer në vatra të rrezikshme të përhapjes së COVID-19 në disa qytete të vendit, si në Tiranë, Krujë, etj.