TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka paralajmëruar ministren e re të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, lidhur me kontratat koncesionare në sektorin e shëndetësisë.
Në nisje të seancës së parë plenare për këtë sesion parlamentar, Noka iu drejtua drejtpërdrejt ministres, duke i kërkuar që të refuzojë firmosjen e kontratave, ndërsa e paralajmëroi se mund të përballet me pasoja ligjore.
“Ku është ajo Klodiana? Klodiana, do ta firmosësh ‘fap-fap’ atë KAYO-n e Shëndetësisë, do shkosh te vendi moj e gjorë. Se kështu i tha të gjithëve ky, i tha dhe Arben Ahmetajt, ‘firmos fap-fap, çfarë të duash, se për kokë të Zahos të përgjigjem unë’. Ku është Ahmetaj sot?”, deklaroi Noka.
Duke vijuar akuzat e tij, deputeti demokrat përmendi edhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, biznesmenen Vilma Nushi dhe ish-kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke i përdorur si shembuj për të argumentuar paralajmërimin e tij.
“I tha kështu edhe Ilir Beqajt, ‘fap-fap’, dhe Vilma Nushit dhe Klod Allajbeut, ‘firmosja të gjithëve, se jam unë këtu’. Ky është Beqaj sot? Kështu, moj Klodiana, i tha edhe Erion Veliajt. Ku është Veliaj sot? Prit, prit…”, u shpreh ai, ndërsa shtoi: “Klodiana, ulja në atë karrige të rrezikon kokën, matu dhe refuzoje”.
Flamur Noka: Ku është ajo Klodiana? Klodiana, do ta firmosësh “fap-fap” atë KAYO-n e Shëndetësisë, do shkosh te vendi moj e gjorë. Se kështu i tha të gjithëve ky, i tha dhe Arben Ahmetajt, “firmos ‘fap-fap’, çfarë të duash, se për kokë të Zahos të përgjigjem unë.” Ku është Ahmetaj sot?
I tha kështu edhe Ilir Beqajt, “fap-fap”, dhe Vilma Nushit dhe Klod Allajbeut, “firmosja të gjithëve, se jam unë këtu.” Ky është Beqaj sot? Kështu, moj Klodiana, i tha edhe Erion Veliajt. Ku është Veliaj sot? Prit, prit…
Klodiana, ulja në atë karrige të rrezikon kokën, matu dhe refuzoje. Kemi qenë shokë shkolle dikur dhe me dhimbje të shoh një shoqen time të shkollës “fap-fap” dhe të përfundosh pas hekurave. Reflektoni sa nuk është vonë.