TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas akuzave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj lidhur me pretendimet për një skemë të trafikut ndërkombëtar të armëve.
Braçe deklaroi se nuk është në dijeni të deklaratave konkrete, por nënvizon se çdo qytetar ka të drejtë dhe përgjegjësi që të denoncojë një fakt që mund të përbëjë vepër penale. Sipas tij nëse organet ligjzbatuese kane fakte dhe prova, mund te nisin edhe nje hetim kryesisht.
“Në konceptin tim, apo me aq sa e njoh unë çështjen e trafikut të armëve, nisur nga periudha kur kemi qenë në opozitë, trafiku i armeve është lidhur me vende në konflikt dhe ku shitja e armëve ka qenë e ndaluar me rezoluta të OKB. Fjala bie në atë periudhë ne kemi shitur armë në Ruanda.
Serbia ka qenë një nga vendet që ka përfituar pa masë nga kjo histori, qoftë me naftën qoftë me armatimin. Nuk e di nëse zotëria ka parasysh këtë linjë të trafikut apo jo. Çdo kush në këtë vend ka një të drejtë kushtetuese dhe legjitime që të kallëzojë. Kur bie në dijeni të një fakti të një krimi, qoftë edhe trafiku i armëve duhet bërë kallëzim. Patjetër organet ligj zbatuese në rast se ka elemente të veprës penale, i mbështetur në fakte dhe prova mund të fillojë edhe një hetim kryesisht”, tha ndër të tjera Braçe.