SPORT, 1 Shtator 2019, 13:42

Mjerimi migjenian i shekullit të XXI shqiptar

Mjerimi migjenian i shekullit të XXI shqiptar


Nga Ilir Demalia

Sot Tirana kryqyteti Shqiperise

Pak ujë, pak uje me njomë buzêt zotni K.M!

Mjerimi migjenian I shek XXI shqiptar

Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;

asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;

balli që e ka, syt që e shprehin,

buzët që më kot mundohen ta mshefin -

janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,

të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës

mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm

me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.

Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,

zhele fund e maje, flamujt e një shprese

të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese.

Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.

Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,

mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta

lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;

kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,

kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta

edhe shuhet uja, dhe fashitet etja

n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.

Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat

që nesër do linden me na i mbushë rrugat.