TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Antonio Konte duket se i ka dhënë dorën e fundit plotësimit të grupit të futbollistëve. Drejtuesit e Interit i kanë përmbushur teknikut të tyre edhe kërkesat e fundit në merkato, teksa në ditën e sotme do të mbërrijnë dy përforcimet e reja.
Në drekë është planifikuar të kryejë vizitat mjekësore mbrojtësi i majtë Kristiano Biragi. Futbollisti ishte pjesë e Fiorentinës, ndërsa vjen si pjesë e shkëmbimit me Dalbert. Ndërkohë, Interi do të arkëtoj në klubin vjollcë verën e ardhshme për mbrojtësin 12.5 milionë euro. Ndërkaq, Biragi ka firmosur një kontratë pesëvjeçare, nga e cila do të përfitojë 2 milionë euro në sezon.
Megjithatë, pasditja do të jetë edhe më speciale për zikaltërit teksa i është kushtuar Aleksis Sançez. Kiliani do të rikthehet në Serinë A, falë formulës së huazimit të arritur me Mançester Junajtid. Sançez pritet të jetë sulmuesi që do të rreshtohet përkrah Lukakut, për të shënuar golat e nevojshëm për të tentuar rrëzimin nga froni të Juventusit.