SPORT, 28 Gusht 2019, 12:35

17-vjeçari shqiptar drejt Sampdorias, mbrojtësi gati për hapin e madh në karrierë

17-vjeçari shqiptar drejt Sampdorias, mbrojtësi gati për hapin



Robert Shehu është emri më i fundit në klubin e Sampdorias. Futbollisti shqiptar, i cili aktualisht aktivizohet me skuadrën e Karrareze U 19.

Por mesa duket mbrojtësi ka rënë në sytë e drejtuesve dorianë të cilët kërkojnë ta transferojnë për te skuadra e të rinjve. Shehu gjithashtu është pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë U 19 teksa është aktivizuar në tre ndeshje.

Në rast se operacioni arrinte mbyllet me sukses, dhe Shehu ia del të transferohet në një klub si Sampdoria, padyshim që kjo do të ishte një sukses për 17-vjeçarin. Një hap i madh në karrierë, i cili duhet shfrytëzuar maksimalisht për një të ardhme të sigurt mes profesionistëve.