AKTUALITET, 3 Gusht 2020, 12:46

Djegia e pyllit të Semanit, ish-deputetja e LSI: Institucionet të reagojnë para se të jetë vonë

Djegia e pyllit të Semanit, ish-deputetja e LSI: Institucionet të


Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj me anë të një statusi në rrjetet sociale ka reaguar për djegien e pyllit të Semanit.

Mehmetaj shprehet se institucionet duhet të reagojnë në kohë për gjendjen atje, përpara se të jetë vonë.

POSTIMI:

Çfarë po ndodh në pyllin e Semanit?

Që prej ditës së djeshme banorët e Topojës shohin të pa shpresë se si digjen sipërfaqe të tëra të pyllit të Semanit.

Këtë zonë të jashtëzakonshme turistike të bashkisë Fier, përveçse e kanë lën totalisht në harresë pa investime dhe promovim, tani duket se po e djegin me dashje.

Përtej shkatërrimit të ekosistemit të zonës, banorët ngren pikëpyetje për zjarrëvënie të qëllimshme me synim shpyllëzimin e zonës e më pas privatizimin e përvetësimin e asaj toke që sot është e mirë publike.

Institucionet e drejtësisë duhet menjëherë të fillojnë hetimet e njëkohësisht në mënyrë urgjente të nxisin pushtetin qëndror e lokal të shuajnë zjarrin përpara se dëmet të jenë të parikuperueshme.