TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kanë dalë detaje të rejsa pas arrestimit të 9 personave si pjesë e një grupi që shpërndante kokainë.
Ky grup shpërndante kokainë në Elbasan, Tiranë dhe Fier dhe dyshohet si i përfshirë në disa ngjarja kriminale në vend. Mes personave të arrestuar janë emra të njohur të krimit në Elbasan dhe në Tiranë.
Klaudio Faik Trungu është menaxheri i lokalit të njërit prej anënatrëve të fisit Çapja në Elbasan, Bledar Muçës. Bëhet fjalë për një lokal lukzos në qendër të Elbasanit.
Klaudio Trungu përveçse merrej me shitjen e kokainës në lokalin “My Brother” në Elbasan, që është në pronësi të Bledar Muçës, gjithashtu ishte pjesë aktive e grupit kriminal që vepronin në këtë qytet.
Bledar Muça është arrestuar disa herë në Elbasan, i akuzuar për ngjarje të rënda kriminale, por vijon ende të jetë i lirë.
Klajdi Gjeçi gjithashtu është një emër i njohur, pasi ka qënë i dënuar më parë dhe njihet për miqësinë që ka me Emiljano Shullazin.
Lavdosh Demaj ka në pronësi një lokal në lagjen Shënkoll, ku edhe është bërë shkëmbimi i kokainës. Gjithashtu Lavdosh Demaj ka qenë i dënuar edhe më parë për trafik droge. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se ky grup, i drejtuar nga Qafa, ishe nën vëzhgim prej katër muajsh dhe se gjatë kësaj periudhë policia ka mjaftueshëm prova, foto dhe përgjime që i implikojnë.
Ditën e sotme Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion në Elbasan dhe Tiranë ku si pasojë u sekuestrua 1.5 kg kokainë dhe ranë në pranga 9 persona, mes tyre edhe dy femra. Të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin kokainë në të dy qytetet.
Në prangat e policisë kanë rënë: Klaudjo Faik Trungu, Agron Ali Qafa, Skender Ilir Pellumbi, Lavdosh Iljaz Demaj, Lorencio Ardian Gjini, Klajdi Ndue Gjeci.
Ndërkohë Armand Shpetim Llapo dhe dy femrat me inicialet O. O. O dhe A. A. F,. po hetohen në gjendje të lirë.