AKTUALITET, 19 Nëntor 2019, 13:28

Djali i ish kapitenit Vata, “tradhëton” Shqipërinë, nis me kombëtaren e Irlandës

Djali i ish kapitenit Vata, “tradhëton” Shqipërinë,


Roko Vata, djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, pritet të bëjë debutimin e tij me 15-vjeçarët e Irlandës, në sfidën kundër Polonisë.

Ai është 14-vjeç dhe është pjesë e akademisë së Sëlltikut, teksa ka zgjedhur të jetë pjesë e Irlandës, pasi është dhe origjina e mamasë së tij.

Në një prononcim për “thescottishsun”, ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, foli për të ardhmen e djalit të tij, teksa u shpreh: “Askush nga FSHF nuk më kontaktoi për Rokon. E di që edhe Skocia e ka vëzhguar, por federata irlandeze ishte e para që ra në kontakt.

Njerëzit në Shqipëri e dinë përmes rrjeteve sociale se ai është zgjedhur nga Irlanda. Por nëse Shqipëria do tregonte ndonjë interes dhe të bënte detyrat e shtëpisë, ata do ta kishin njohur që Roko po luante për Sëlltik dhe do të kishin kontaktuar me mua.

Ata nuk treguan asnjë lloj respekti, dëshire apo profesionalizmi dhe nëse nuk e bëjnë këtë, ai kurrë nuk do të luajë për Shqipërinë”.