AKTUALITET, 19 Nëntor 2019, 11:38

“Zgjedhje të parakohshme”, zbulohet kërkesa e opozitës në takimin me Metën

“Zgjedhje të parakohshme”, zbulohet kërkesa e


Ditën e sotme Ilir Meta priti në Presidencë krerët e partive opozitare ndërsa është zbardhur një pjesë e diskutimeve që janë zhvilluar në këtë takim.

Mësohet se opozita i ka kërkuar Metës zgjedhje të parakohshme ndërsa është zotuar në përfshirjen dhe kontributin e saj në reformën zgjedhore.

Gjithashtu është mësuar se brenda mbledhjes opozita ka premtuar dorëzimin e një drafti me propozime për këtë reformë nga partitë brenda koalicionit opozitar.

Është diskutuar edhe për ngërçin e krijuar në emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe Reformën në Drejtësi.

Në përfundimin e takimit në presidencë një komunikim të shkurtër për gazetarët pati kreu i LZHK-së Dash Shehi, i cili tha se për çështjen do të ketë një komunikim zyrtar nga ana e kryedemokratit Basha.