AKTUALITET, 19 Nëntor 2019, 13:09

Presidenti Meta liron nga detyra Genti Gazhelin

Presidenti Meta liron nga detyra Genti Gazhelin


Presidenti Ilir Meta dekreton lirimin e Gent Gazheli si ambasador i Shqipërisë në Turqi.

Gent Gazheli nuk do të jetë më ambasadori i Shqipërisë në Turqi pasi ai dorëheqjen nga kjo detyrë pa publikimit të historisë së Alvin Berishës, i cili ndodhej në një kamp në Siri. Në këtë detyrë Meta ka dekretuar emërimin e Kastriot Robos.

Gazheli mori detyrën më 9 shkurt të vitit 2016, nga presidenti Bujar Nishani dhe dha dorëheqjen për arsye personale, disa ditë para se të bëhej publik rasti i Alvinit.

Po kush është Gent Gazheli?

Gazheli është ish-kryefinancieri i PS që dikur mbante peshën e madhe të financave të partisë. Berisha e cilësonte si “lavatriçja e parave të pista” kur Gazheli mbante postin e drejtorit të Agjencisë së Luftës Kundër Pastrimit të Parave.

Emri i tij madje ra edhe në sytë e mediave të huaja të cilat i dedikuan një shkrim kur befas, në shkurt të 2016-ës, u emërua ambasador në Turqi.

Dekreti i presidentit:

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Genti Gazheli, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident, lirohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11356

Tiranë, më 19.11.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META