TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja Klodiana Lala shkruan se një gjyqtar i shkallës së parë ka rënë pre e një skeme kriminale.
Lala njofton në rrjetet sociale, se makina e gjyqtarit është vjedhur nga persona të paidentifikuar të cilët e kanë përdorur makinën në një ngjarje kriminale dhe më pas e kanë kthyer sërish.
Ngjarja që duket si skenar filmi është zbuluar nga Policia, që më pas ka kontrolluar edhe shtëpinë e gjyqtarit, të cilin Lala nuk e ka zbuluar me emër, që nuk ka patur asnjë dijeni për atë që ka ndodhur në banesën e tij brenda një nate.
Postimi i plotë i Klodiana Lalës:
Policia troket ne dyert e nje gjyqtari te shkalles se pare. Me argumentin se i kane vjedhur makinen policia i kontrollon imtesisht shtepine.
Gjyqtari nuk kishte asnje dijeni qe i ishte vjedhur makina. Por doli ne fakt qe mjetin ja kishin vjedhur, ja kishin perdorur ne nje ngjarje dhe ja kishin kthyer prape.
Kjo e gjitha brenda nates. Ngjarja eshte me fakte te verteta. Por ama me duket se skenar filmi.