TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person ka vdekur nga koronavirusi në Deçan. Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendasit tonë Xhavit Alimusaj nga Strellci (djali i veprimtarit dhe ish-deputetit Nimon Alimusaj) i cili humbi jetën në përballje me virusin COVID-19. Ju lutem kujdesuni për shëndetin tuaj e respektoni udhëzimet, sepse tani nuk është koha për mosbindje. Ngushëllime të sinqerta familjes”, ka shkruar Ramosaj.