TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Socialiste, Eljo Hysko, është një nga politikanët shqiptarë që u prekën nga pandemia e koronavirusit. Në një intervistë për Fax News, Hysko ka treguar edhe simptomat që ka përjetuar nga pandemia, duke bërë me dije se gjithçka kishte nisur me një dhimbje koke të fortë.
Më tej, deputeti socialist shtoi se fatmirësisht nuk e kishte infektuar të emën, duke bërë thirrje për sa më shumë kujdes.
“Kur është bërë publik lajmi, kisha 12 ditë i karantinuar. Gjej rastin të falenderoj mjekët që u kujdesën për shëndetin tim. Në radhë të parë qytetarët të mundohen të ruajnë qetësinë. Kisha dhimbje koke ditët e para, më e fortë se zakonisht dhe aty dyshova se isha infektuar.
Brenda ditës mu krye tamponi, pastaj pata një agravim të dhimbjeve si dhe humbje të shijes së nuhatjes. Simpotmat ishin të ndryshme. Nuk pata probleme fatmirësisht në rrugët e frymëmarrjes.
Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë familjar të infektuar. Ime më nuk ishte infektuar dhe ky ishte një çlirim i madh për mua.
Duhet të bëjmë kujdes edhe më shumë, pasi virusi është shumë serioz dhe mbi të gjitha është i rrezikshëm për njerëzit tanë të afërm. Komunikimi me mjekët ka qenë i vazhdueshëm dhe më ndihmuan edhe psikologjikisht.
Kam qendruar 17 ditë i karantinuar i vetëm, pasi nuk doja që të infektoja njeri, ajo shkoi te vëllai. Kërkohen gjëra bazike të thjeshta, mbajtja e distancës, mbajtja e higjienës personale dhe dezinfektimi i duarve,”– tha Hysko.