AKTUALITET, 31 Tetor 2020, 22:16

Me shpejtësi skëterrë, aksidentohet rëndë shqiptari në Itali, transportohet me helikopter

Me shpejtësi skëterrë, aksidentohet rëndë shqiptari

Pasditen e sotme në Itali është aksidentuar me makinë një shqiptar. 26-vjeçari ishte duke udhëtuar me “Peugeot” ku doli nga rruga duke u përplasur me bordurat mbrojtëse në Ascoli.

Si pasojë e shpejtësisë me të cilën po lëvizte përplasja në momentin që doli nga rruga ishte mjaft e fortë duke i shkaktuar disa plagë.

Nisur nga gjendja kritike, 26-vjeçari u transportua me shpejtësi me helikopter drejt spitalit për të marrë ndihmë. Mediat italiane raportojnë se i riu ndodhet në reanimacion në kujdesin e mjekëve.