AKTUALITET, 16 Shtator 2018, 20:07

Gjesti i turpshëm i Douglas Costa, pështyn në gojë kundërshtarin

Gjesti i turpshëm i Douglas Costa, pështyn në gojë

Anësori i Juventusit, Douglas Costa, është përjashtuar me karton të kuq në fitoren e Juventusit 2-1 ndaj Sassuolos të dielën, pasi në fund të takimit e goditi një herë me bërryl e pastaj me kokë para se ta pështynte në gojë kundërshtarin.

Në fakt, Costa u ndëshkua vetëm me karton të verdhë fillimisht pasi e goditi me kokë Di Francescon e Sassuolos, por pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari kryesor e përjashtoi atë nga loja me karton të kuq për shkak se e pështyu Di Francescon.
Në fund të ndeshjes, braziliani u përfshi në një zënkë me Federico Di Francescon, duke e goditur atë me kokë para syve të gjyqtarit Daniele Chiffi. Chiffi e ndëshkoi me karton të verdhë Costas për incidentin e parë, por u këshillua nga ndihmësit e tij në VAR, që ta përjashtojë anësorin e Juves me karton të kuq. Costa pritet të gjobitet nga klubi i tij dhe do të detyrohet ta vuajë dënimin me disa ndeshje mungesë për kartonin e kuq direkt.