AKTUALITET, 2 Dhjetor 2020, 23:18

Gjyqet e humbura në arbitrazhet ndërkombëtare, ministrja Denaj: Do të shlyhen nga buxheti i shtetit

Gjyqet e humbura në arbitrazhet ndërkombëtare, ministrja Denaj:

Ministrja e Financave, Anila Denaj, duke folur për proceset e humbura në Arbitrazhet ndërkombëtare të Shqipërisë. E ftuar në emisionin “Open”, ajo është shprehur se çështjet janë ende në apel.

Më tej në fjalën e saj ministrja është shprehur se nëse gjykatat do të vendosin kundër Shqipërisë, barra do të bjerë mbi buxhetin e shtetit.

“Në momentin që të gjitha gjykatat do të vendosin, kur të vendoset që do të paguhen, atëherë do të paguhen. Gjoba nuk është fjala e duhur, ato janë detyrime. Buxheti i shtetit i paguan. Ne tani jemi në proces apelimi. Ç’do prishje kontrate ka një arsye,”-u shpreh ajo.