TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka marrë një sërë kërcënimesh nga disa serbë.
Diplomatja kosovare i ka publikuar të njëjtat në profilin e saj në “Facebook” duke thënë se nuk frikësohet aspak prej tyre. “… mesazhet e urrejtjes nga fqinjët tanë të veriut. Sigurisht, unë nuk po i publikoj sepse kam frikë, por po i publikoj sepse janë qesharake. Shikoni disa mostra, shijoje fundjavën”, ka shkruar Çitaku. Ndryshe, ambasadorja jonë në SHBA qe një kohë të gjatë është duke përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit. Në çdo seancë të OKB-së, që ka të bëjë për Kosovën, Çitaku përballet tejet shkëlqyeshëm ndaj ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq./ Express



