TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka arritur gjithnjë të tërheqë vëmendjen mediatike, kryesisht për jetën e saj private. Ajo është përfolur së shumti për lidhje dashurie me politikanë, por edhe biznesmenë. E ftuar pasditen e djeshme në “E Diell”, Albërie i ka hedhur poshtë zërat, duke i cilësuar njerëzit që merren me komente të këtij lloji si imoralë. Ajo u shpreh më tej se në jetë ka arritur të ecë vetëm falë zërit dhe punës së saj të vazhdueshme.
“Ata njerëz që rrinë dhe komentojnë se kam një politikan, një biznesmen, pse i kam bërë operacionit, apo si flas ashtu në Tv, janë imoralë. Duhet të kuptojnë që secili në jetë duhet të bëjë atë që ndjehet mirë dhe të jetë i lumtur me atë që bën. Unë në jetën time nuk kam ecur falë krahëve të askujt, përveçse zërit tim që ma ka dhuruar Zoti si diamante dhe që e kam vënë në punë duke mbajtur shumë njerëz”– u shpreh Albërie.