AKTUALITET, 15 Shtator 2018, 23:28

La Liga/ Barcelona bën poker fitoresh, Madrid hap fals në Bilbao

La Liga/ Barcelona bën poker fitoresh, Madrid hap fals në Bilbao

Në javën e katër vjen edhe shkëputja e një skuadre në krye të kampionatit spanjoll. Është Barcelona që merr fitoren e katërt në po aq ndeshje, por që i është dashur ndalesa në Bilbao e Real Madrid.

Nga ana e tyre katalanasit, gjithashtu të impenjuar në transfertë baske, kaluar jo lehtësisht Sociedad. Sukses me përmbysje e skuadrës së Valverdes, me golat e Suarez e Dembele, që e ngjisin Barcelonën në 12 pikë.

Nuk ruan dot hapin Real, në barazimin e parë në kampionat pas tre fitoreve radhazi. Merengues nuk shkojnë më shumë se 1-1 në fushën e Athletic Bilbao e humbasin kreun. Isco vetëm sa barazoi golin e Muniain, pa mundur të marrë më shumë se barazimi.

Të njëjtën gjë bëri edhe Atletico, surprizisht i ndalur në Ëanda Metropolitano nga Eibar, por edhe Valencia në shtëpi me Betis.

NDESHJET

Atletico Madrid 1 – 1 SD Eibar

Real Sociedad 1 – 2 FC Barcelona

Valencia CF 0 – 0 Real Betis Balompie

Athletic Bilbao 1 – 1 Real Madrid

KLASIFIKIMI

1 FC Barcelona 12

2 Real Madrid 10

3 Celta de Vigo 7

4 Athletic Bilbao 5

5 Atletico Madrid 5

6 Real Betis 5

7 UD Levante 4

8 Sevilla FC 4

9 Espanyol 4

10 Getafe CF 4

11 Real Sociedad 4

12 SD Eibar 4

13 Deportivo Alaves 4

13 Girona 4

15 SD Huesca 4

16 Valencia CF 3

17 Rayo Vallecano 3

18 Real Valladolid 2

19 Villarreal 1

20 Leganes 1