AKTUALITET, 15 Shtator 2018, 21:57

Birra e verë në gomat e makinës, si tentoi të fusë pijet kontrabandë në Shqipëri

Shërbimi Doganor i Degës së Hanit të Hotit njoftoi se në bashkëpunim me grupet e Antikontrabandës dhe Hetimin Doganor, gjatë kontrolleve të ushtruara ka konstatuar, se në automjetin tip Benz, te shtetasit me inicialet E.D., ishin fshehur mallra të padeklaruara, të cilat synonte t’i fuste në territorin shqiptar kontrabandë nga Mali I Zi.

41677638_2169065030030877_8792745382963576832_n

Në automjetin e këtij shtetasi janë sekuestruar mallra të cilat duhet te paguanin akcize dhe takse doganore.

Mallra kontrabandë te kapura janë birrë, vaj motorri, vaj gatimi dhe verë, për të cilat u be akt bllokimi, u sekuestrua malli dhe mjeti u shoqërua për në terminalin e doganës për veprime të mëtejshme doganore. Në foto duket se pijet janë fshehur në gomat e automjetit.

41811611_2169065010030879_7281547116797755392_n

Sherbimi Doganor Shqiptar i ben thirrje te gjithe qytetareve, te cilet kalojne mallra tregtare, qe nuk jane per perdorim personal duhet ti drejtohen ketij sherbimi per te kryer procedurat doganore. Kalimi i mallrave per qellime tregtare, referuar Kodit Doganor, eshte i ndaluar pa kryer proceduren doganore.

41677638_2169065030030877_8792745382963576832_n

Gjithashtu kur rasti eshte i perseritur, personat ndiqen penalisht deri ne ndalimin e tyre pavaresisht nga vlera qe kane mallrat te cilat disponojne.