AKTUALITET, 26 Nëntor 2018, 18:59

Tjetër vrasje, ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Greqi

Tjetër vrasje, ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Greqi

Një 63-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Korfuz, raportuan këtë të hënë mediat greke.

Shqiptari, gjeneralitet e të cilit nuk behën me dije, u gjet i pajetë në një rrugë në zonën Spartera mëngjesin e sotëm, me plagë të shkaktuara nga qitja me armë zjarri.

Kanë qenë kalimtarët që kanë pikasur trupin e pajetë duke njoftuar më pas policinë.

Sipas mediave lokale, hetuesit kanë zbuluar se shqiptari është ekzekutuar me armë zjarri nga një distancë e afërt.

63-vjeçari, me banim në Korfuz, raportohet se kishte humbur kontaktet me familjarët që nga e diela në mëngjes. Familjaret të cilët bërë edhe kallëzim në polici për zhdukjen e tij.

Një hetim po zhvillohet nga Drejtoria e Policisë së Korfuzit për zbardhjen e ngjarjes.

Kujtojmë se, më 22 nëntor, Altin Mullai mbeti i vrarë nga policia greke. Ai u qëllua për vdekje në një shkëmbim me armë zjarri me efektivë të policisë së Janinës, njoftoi policia greke. Ndërsa të dielën, një 35-vjeçar shqiptar u gjet i pa jetë në burgun e Trikalasë. Sipas mediave greke, ka dyshime se, ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale, megjithatë fjala e fundit i takon ekspertizës mjekoligjorë.