TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot janë luajtur të tjera ndeshje të javës së 11 të Serisë A italiane, aty ku Kaljari ka mundur fillimisht me rezultatin 0-2 Atalantën, teksa ka pasur edhe të tjera rezultate surprizë. Udineze ka marrë një fitore të madhe në transfertë ndaj Xhenoas me rezultatin 1-3, duke e futur më shumë në krizë skuadrën e Tiago Motës.
Goli i Pandev, është zhvlerësuar nga De Paul në pjesën e parë që ka barazuar dhe më pas Sema e Lazanja kanë përmbysur gjithçka në të dytën, vetëm pak minuta para fundit. Sakaq, fitore të rëndësishme në shtëpi ka arritur të marrë Verona.
Skuadra ku aktivizohen Kumbulla dhe Rrahmani, ka mundur 2-1 Breshian e Ndojt, aty ku mesfushori shqiptar luajti për 45 minuta në pjesën e dytë. Baloteli ka arritur të realizojë një supergol teksa Kumbulla u largua i dëmtuar në minutën e 16-të.
Rezultatet:
Atalanta – Kaljari 0-2
32′ (ag) Pasaliç, 58′ Oliva
Xhenoa – Udineze 1-3
22′ Pandev / 32′ De Paul, 87′ Sema, 93′ Lazanja
Leçe – Sasuolo 2-2
18′ Lapadula, 42′ Falko / 35′ Toljan, 85′ Berardi
Verona – Breshia 2-1
50′ Mora, 81′ Pesina / 85′ Baloteli