TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-eurodeputetja Doris Pack ka kritikuar qëndrimin e kryeministrit Rama për të vajtur në zgjedhje vendore më 30 qershor, duke mos respektuar dekretin e Presidentit.
Pack i ka konsideruar farsë zgjedhjet pa opozitën, që pritet të mbahen ditën e nesërme, ndërsa shton se nëse OSBE i vëzhgon ato, “e bën veten e saj bashkëfajtore”.
“Në një vend demokratik, kryeministri nuk del kurrë kundër dekretit të Presidentit. Të shkretët qytetarë, kujt duhet t’i binden? Zgjedhjet pa opozitën janë një farsë. Nëse OSBE i vëzhgon, e bën veten e saj bashkëfajtore”, ka shkruar ajo.
