AKTUALITET, 29 Qershor 2019, 20:59

Aksident i rëndë në Krujë, ndërron jetë 18-vjeçari

Aksident i rëndë në Krujë, ndërron jetë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë , ku për pasojë ka humbur jetën një 18-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Thumanë të Krujës, ndërsa burime bëjnë me dije se në mjet udhëtonin katër të rinj.

Ende nuk dihen shkaqet se pse ka ndodhur aksidenti, ndërsa dyshohet se mjeti ka devijuar rrugën në një kthesë për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.