AKTUALITET, 12 Nëntor 2019, 21:50

'Më thyen tre dhëmbë dhe thanë se nuk besojnë në Zot'/ 80-vjeçari rrëfen terrorin policor tek Astiri

'Më thyen tre dhëmbë dhe thanë se nuk besojnë

Fotot e tij bënë xhiron e rrjetit sot dhe provokuan reagimin e shumë qytetarëve. Pas disa orësh qëndrimi në spital, 80-vjeçari Çerçiz Jaçe rrëfen ekskluzivisht për Syri TV dhunën policore sot te “Unaza e Re”.

Me tre dhëmbë të thyer dhe me fraktura të tjera në trup, ai tregon se si policia sulmoi qytetarët me gaz lotsjellës, shkopinj gome dhe grushta.

U futëm në banjo. Atje u helmuam të gjithë dhe dolëm. Sa dola, dy policë nga ndërhyrja e shpejtë më tërhoqën zvarrë. Pastaj më qëlluan me dy grushta nën nofull. Ikja tutje, më tërhoqën zvarrë prapë. Nuk isha në gjendje as të flisja, as të... Kur e mblodha çik veten i pyeta: kush më qëlloi nga ju? Jo ti je zhgaravitur vetë... Ty të vraftë Zoti, i thashë, ndërsa ai mu përgjigj: unë nuk besoj fare në Zot”, rrëfen 80-vjeçari.

80-vjeçari, duhet theksuar se, vuan nga  diabeti, sëmundje kardiovaskulare dhe tensioni. Por mesa duket as kjo nuk e ka ndalur policinë të ndërmarrë aktin çnjerëzor dhe kriminal.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/11/i-moshuari-astir-.mp4"][/video]