AKTUALITET, 19 Dhjetor 2019, 13:00

Vrasja e dyfishtë në Patos pas një konflikti, si u arrestua autori pak minuta pas krimit, ja emri. Policia jep detajet

Vrasja e dyfishtë në Patos pas një konflikti, si u arrestua


Ka shkuar në dy numri i viktimave në ngjarjen e rëndë që tronditi Patosin sot në mesditë. Autori është shtetasi Martin Skëndaj, konfirmuan burimet nga policia e shtetit, të cilat bënë arrestimin e tij pak minuta pas ngjarjes.

Bluzat e bardha konfirmuan se i plagosuri nderroi jete ne spital.

E.K, ka nderruar jete në vendngjarje.

M. R, i plagosuri , nderroi jete ne spital.

Të dy janë nga Patosi, tha policia.

Mësohet se mes autorit dhe disa personave të tjerë ka pasur një konflikt në ambientet e poliklinikës së Patosit i cili ka degraduar më pas me përdorimin e armëve.

Shkaku i konfliktit ende nuk dihet.

Informacion paraprak

Policia kap në kohë rekord autorin e ngjarjes së ndodhur në ambientet e poliklinilës në Patos ku mbeti një i vrarë dhe një i plagosur.

Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.