AKTUALITET, 30 Qershor 2018, 13:10

Detajet/ Vrasja e shoferit të ministrit Xhafaj, në vendin e ngjarjes gjendet 7 plumba

Detajet/ Vrasja e shoferit të ministrit Xhafaj, në vendin e ngjarjes

Pas gjetjes së trupit të pajetë të shoferit të ministrit Fatmir Xhafaj, dalin detaje të tjera nga ngjarja.

Sipas informacioneve paraprake të pakonfirmuara nga policia mësohet se në vendin e ngjarjes u gjetën 7 plumba, 6 në mur dhe një në kokën e viktimës.

Shkëlqim Qordja, 31 vjeç, punonjës i Gardës dhe shoferi i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj u gjet sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës i pajetë me një plumb në kokë.

Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.