AKTUALITET, 30 Qershor 2018, 13:07

Plumb në kokë shoferit të Fatmir Xhafajt, reagon me urgjencë Berisha: Kush e eleminoi?

Plumb në kokë shoferit të Fatmir Xhafajt, reagon me urgjencë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas lajmit se shoferi i Fatmir Xhafajt, Shkëlzen Qordja u gjet i pajetë me një plumb në kokë.

Ndryshe nga dyshimet e para për një vetëvrasje, Berisha ngre pikëpyëtje në lidhje me këtë ngjarje, duke thënë se dikush ka kërkuar që ta eleminojë.

Reagimi i Berishës:

Fillon qerimi i hesapeve midis familjeve mafioze te pushtetit!

Ekzekutim mafioz i shoferit te familjes mafioze Xhafa.

Mediat japin njoftimin qe vijon me poshte!

Per te vdekurit ka vetem ngushellime per familjen dhe une ngushelloj familjen e viktimes!

Natyrisht nje pyetje kerkon pergjigje, te cilen mjerisht duket se do ta marre me vete viktima.

Kush e eleminoi Shoferin e familjes mafioze Xhafaj??

Habilajt, per gjemben qe u beri Goni/Gerondi dhe vella Fatziu minister?

apo kjo vrasje mafioze ka lidhje me ngarkesen e narkoeurove te Taulant Yaris/Gjura/Hoxha/Jashari??? sb

Mediat japin kete lajm te shkurter:

“Gjendet i qëlluar me plumb në kokë, shoferi i Fatmir Xhafajt

Një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur i vdekur, i qëlluar me një plumb në kokë.

Burimet thanë se bëhet fjalë për shoferin e Fatmir Xhafajt, i cili është gjetur i pajetë në garazhin e tij.”