AKTUALITET, 29 Qershor 2018, 23:56

Julian Deda ‘ndërron’ mendje/ Të shembet Teatri, më sollën zarfin me euro

Me ironi dhe sarkazëm, Julian Deda ka reaguar mbrëmjen e sotme për shembjen e Teatrit Kombëtar, pas miratimit të ligjit të jashtëzakonshëm në Kuvend nga mazhoranca socialiste e drejtuar nga Edi Rama.

Me sarkazëm, Deda thotë se ka ndërruar mendjen pasi i kanë sjellë një zarf të madh me euro, por edhe një ftesë të veçantë për të parë shtëpinë e re të Lali Erit.

Reagimi i plotë i Julian Dedës në Facebook:

Unë propozoj, që godina e vjetër e Teatrit Kombëtar të prishet dhe në vend të saj të mos ndërtohet asnjë Teatër i ri, por të bëhen sa më shumë kulla.

Madje të mos ndërtohet fare një Teatër, as aty dhe as në ndonjë vend tjetër, se nuk kemi ç'e duam, s'kemi ç'shohim në të.

P.S. Po, po, mos u çudisni.

Kam ndryshuar mendje që sot në dreke kur më erdhi një person dhe më dha një zarf të madh me euro dhe një ftesë për të parë punimet e instalimeve elektrike në shtëpinë e re të Lali Erit.

Image