TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjendet i pajetë në një garazh një punonjës i Gardës. Burime per “Panorama” bejne me dije se gardisti ehste gjetur brenda makines me nje plumb ne koke.
Gardisti me emrin Shkelzen Qordja eshte shofer i ministrit te Brendshem, Fatmir Xhafajt.
Burime per “Panorama” bejne me dije se viktima ka sherbyer prej 15 vjetesh si shoferi i tij. “Efektiv i gardes me detyre shofer i Ministrit te Brendshem”- bejne me dije burimet.
Fakt qe e konfirmoi zyrtarisht edhe Garda e Republikes me nje njoftim per ngjarjen ne fjale.
Sipas te dhenave te para mesohet se brenda automjetit eshte gjetur edhe nje arme tip pistolete.
Thuhet se ate e kane gjetur te pajete koleget dhe dyshimet e para jane per nje vetevrasje, madje kjo eshte nje nga pistat ne te cilen po heton policia.
Pas ngjarjes pati te dhena kontradiktore nese ai ishte apo jo ne detyre, por ministria e Brendshme sqaroi zyrtarisht se viktima nuk ka qene i pezulluar, pra ka qene ne detyre.