AKTUALITET, 28 Janar 2020, 12:59

Reportazhi i Rai-t për kanabisin shqiptar, PD reagon sërish: Shqipëria është Kolumbia e Evropës, vendi në duart e krimit

Reportazhi i Rai-t për kanabisin shqiptar, PD reagon sërish:


Partia Demokratike me anë të ish-deputetit Ervin Salianji ka reaguar sërish sot në lidhje me reportazhin e televizionit italian RAI, që tregonte shifrat e larta të kanabisit që nisën nga Shqipëria drejt Italisë.

Në një deklaratë për mediat Salianji është shprehur se propaganda e bërë nga Rama nuk ka mundur të mbulojë dot realitet se Shqipëria është prodhuese e drogës.

Sipas ish-deputetit të PD, Rai faktoi se Shqipëria është Kolumbia e Evropës dhe tashmë shteti është në duart e krimit.

“Hyrja në BE është një shpresë me shumë për shqiptarët që të çlirohen nga makthi i kriminalitetit.

Prodhimi i kanabisit është rritur në masën 1200%. Janë 100 mijë rrënjë kanabisi të fshehura në Shqipëri.

Mafia shqiptare ka rol kryesor të trafikut të kokainës në Evropë. Këto mund të duken sikur janë deklarata të një opozitari në Shqipëri, por janë gjetjet e televizionit italian dhe të Policisë Italiane”, u shpreh ndër të tjera Salianji.