AKTUALITET, 28 Janar 2020, 12:53

U dhunua për vdekje pasi u mor peng, flet kunati i Prengës: Nuk kishte konflikte me asnjë, shteti të gjejë trupin

U dhunua për vdekje pasi u mor peng, flet kunati i Prengës: Nuk kishte


Ndërkohë që policia konfirmoi sot se 49-vjecari që u mor peng në Kamzë, gjeti vdekjen që atë ditë, pas dhunës dhe humbjes së gjakut, teksa e transportonin drejt resortit ku do të mbahej, reagon për herë të parë familja e viktimës.

Kunati i tij, Mark Suli, burri i motrës së viktimës, ka thënë se “policia na thirri mbrëmë e na tha se ai nuk jeton më”, raporton News 24.

Sipas tij, ai nuk ka pasur asnjë konflikt me askënd. “Nuk i njohim të arrestuarit, as ne as personi që është marrë peng, as ka pasur asnjë lloj llogarie me ta” – ka thënë më tej ai, duke i bërë apel shtetit.

“Shteti të gjejë trupin sa më shpejt dhe ta sjellë atë në shtëpi. Autorët të vihen para drejtësisë”- ka thënë ai, duke deklaruar se informacionin e kanë marrë vetëm nga policia.