TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy shqiptarë janë arratisur nga një burg në Kassandra Halkidiki. Sipas mediave greke që nuk bëjnë të ditur identitetet e të arratisurve, shqiptarët ishin të dënuar me burgim të përjetshëm. Ata kanë munguar në apelin e mëngjesit të së martës.
Administrata e burgjeve njoftoi policinë që është vënë në kërkim të shqiptarëve. Kërkimet janë duke u përqendruar në kufi, dogana, aeroporte, etj. Në këtë burg nuk kishte masa të forta sigurie dhe të burgosurve u ofrohej punë.