TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një makinë është gjetur e djegur në afërsi të Borizanës, në Fushë Krujë. Makina e shkrumbuar eshte Volkswagen, por pa targe.
Mjeti është në pronësi të shtetasit Xhavit Osmanit, ndërsa thuhet se makina kishte hyrë rreth 5 ditë më parë në Shqipëri nga Kosova.
Kufoma e gjetur ne makinen me targa te Kosoves, e gjetur Devren te Krujes dyshohet se i perket shtetasit Xhavit Osmani, 53 vjeç nga Kosova, njekohesisht edhe pronari i mjetit. Automjeti eshte gjetur i fshehur ne nje zone rurale.
Njoftimi i policise:
Krujë.
Informacion paraprak.
Më datë 05.05.2018, në Derven, në fundin e një toke është djegur një mjet.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilët gjatë kqyrjes së mjetit kanë dalluar mbetje të një shtetasi të djegur, ende të paidentifikuar.
Specialistët për Krimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për identifikimin e personit të djegur dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.