AKTUALITET, 29 Korrik 2020, 20:51

Mbledhja e Këshillit Politik/ PS refuzon propozimin për hapjen e listave 100%, opozita: Po shkatërron marrëveshjen e 5 qershorit

Mbledhja e Këshillit Politik/ PS refuzon propozimin për hapjen e


Burime nga mbledhja e Këshillit Politik bëjnë me dije se PS ka refuzuar propozimin e Opozitës për hapjen e listave 100 %, pa ndryshime të tjera në formulën e koalicioneve dhe shpërndarjes së mandateve.

Përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, mësohet të ketë kërkuar mbylljen e mbledhjes disa herë, duke i qëndruar ndryshimeve kushtetuese të rëna dakord mes PS dhe opozitës parlamentare.

Përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar, Bylykbashi dhe Vasili, kanë vënë theksin tek nevoja për të gjetur konsensus dhe se propozimi i Opozitës jep zgjidhje konkrete për hapjen 100 % të listave dhe se duhet të shqyrtohet nga Këshilli.

” PS po shkatërron marrëveshjen e 5 Qershorit dhe 14 Janarit, duke hedhur në erë konsensusin e arritur, që është kyc për hapjen e negociatave”, mësohet të jenë shprehur përfaqësuesit e opozitës.